Arrestohet 31-vjecari, strehoi klandestinët e kapur në Vjosë

Nga Exit News
Arrestohet 31-vjecari, strehoi klandestinët e kapur në Vjosë

Policia e Vlorës ka arrestuar, të shtunën, 31-vjeçari Qazim Ismailajn, i dyshuar se ka strehuar në shtëpinë e tij disa prej klandestinëve të kapur në Vjosë, në 8 janar.

31-vjeçari përdorte shtëpinë e tij në fshatin Trevllazër për të strehuar klandestinë.

Më herët policia ka arrestuar dhe pronarin e një hoteli në Tiranë, i cili kishte strehuar një pjesë të klandestinëve.

Hetimet për të arrestuarin po bëhen nga Prokuroria e Vlorës. Akuza që rëndon fillimish mbi të është ajo e dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri, kryer në bashkëpunim.

Mbrëmjen e 8 janarit, një gomone me 50 migrantë nga vendet e treta u kap në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

50 klandestinë po përpiqeshin të kalonin në Itali duke rrezikuar jetën në kushte atmosferike të papërshatshme për të udhëtuar.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme