
Policia e Durrësit arrestoi të hënën një 37 vjeçar pasi ka goditur disa ditë më parë një 53 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë pas dëmtimeve.
Sipas njoftimit të policisë, M.A, akuzohet se goditi për motive të dobëta Z.K, i cili ka ndërruar jetë, në Spitalin e Traumës Tiranë më datë 27.05.2021.
Materialet i kanë kaluar prokurorisë së Durrësit.