Policia e Fierit arrestoi 4 persona për dhënien e ndihmës së shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Policia njoftoi të mërkurën se personat e arrestuar janë Xh. B., 25 vjeç, E. B., 25 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe K. T., 25 vjeç, banues në Fier.
Ata po transportonin me mjetet tip “Ford Fiesta” dhe “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit, në rrugën Levan-Tepelenë.
Njëri prej të arrestuarve, E. B., 25 vjeç ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Policia i sekuestroi personit një armë zjarri automatik, 5 krehra automatiku me 153 fishekë luftarak.