
Policia arrestoi të premten një person të shpallur në kërkim për pjesmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është R. E., 54 vjeç, banues në Elbasan.
Ndaj tij, Gjykata e Torinos ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.