Policia e Elbasanit arrestoi të hënën Ardian Çapjan, ndërsa shpalli në kërkim Florenc Çapjan.
Ata akuzohen për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri në vitin 2012, në Elbasan
Gjatë kontrolit Çapjave ju sekuestruan armë.
Në nëntor të 2020, për këtë ngjarje u arrestuan Klajdi Dekoli, Jorgo Leku, Etien Cani dhe Ervis Bardhi.
Vrasjet e dy personave u kryen për hakmarrje, pasi në 2005-n Gentjan Beqiri u akuzua nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Gentian Beqiri, vuante dënim me arrest shtëpie, kur u vra dhe dy policët që e ruanin nuk kuptuan asgjë derisa erdhi ambulanca