
Policia e Tiranës arrestoi Mexhit Picarin, autorin e vrasjes së Kudret Saliajt, ish-bashkëshorti i vajzës, të premten, pranë Gjykatës së Tiranës. Njoftimi u bë nga drejtori i Policisë Rebani Jaupaj.
Nga atentati mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cama, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Cama ishte avokati i viktimës.