
Policia kufitare e Kakavijës arrestoi një 20 vjeçar për transportin e 5 emigrantëve të paligjshëm. Arrestimet u kryen në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it.
Secili prej 5 emigrantëve paguante 200 euro.
“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, njoftoi Policia.