Policia arrestoi një 22 vjeçar, i cili akuzohet për zjarrëvënie të pemës së krishlindjeve.
Në një njoftim zyrtar, policia bën më dije se i arrestuari është O.Xh.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”
Protestuesit i vunë flakën pemës së Krishlindjeve tek kryeministria, në shenjë zemërimi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Ata u përpoqën të rrëzonin bredhin e Krishtlindjeve por u tërhoqën dhe më pas i vunë flakën.