
Policia e Shkodrës arrestoi një 24 vjeçar për transportin e 4 emigrantëve të paligjshëm. I arrestuari po i transportonte emigrantët nga Lindja e Mesme drejt Malit të Zi, me makinën e tij.
I arrestuari me iniciale S. M., 24 vjeç, u kap në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Benz”, emigrantët.