Një 25 vjeçar është arrestuar mëngjesin e së enjtes, pasi akuzohet për vjedhje. Policia bën me dije se personi i arrestuar është D. B.
Sipas të dhënave të deritanishme 25 vjeçari ka kryer 5 vjedhje që prej 20 tetorit si më poshtë:
- Më datë 06.01.2021 kanë vjedhur 3 pajisje elektroshtëpiake në banesën e shtetasit H. A.;
- Më datë 01.01.2021 kanë vjedhur 1 televizor në banesën e shtetases M. K.;
- Më datë 01.01.2021 kanë vjedhur 1 frigorifer në kioskën e shtetases M. G.;
- Më datë 18.12.2020 kanë tentuar të vjedhin në mobilierinë në pronësi të shtetasit B. S.;
- Më datë 20.10.2020 kanë vjedhur disa produkte në lokalin e shtetasit Q. H.
Gjithashtu policia ka nisur hetimet për një 17 vjeçar të dyshuar si bashkëpunëtori i tij.