Arrestohet një 26 vjeçar për trafik të paligjshëm emigrantësh

Nga Exit News
Arrestohet një 26 vjeçar për trafik të paligjshëm emigrantësh

Një 26-vjeçar u arrestua të mërkurën nga policia e Shkodrës për kalim të paligjshëm të 7 emigrantëve. Personi po transportonte 7 emigrantë sirianë me automjetin e tij me qëllim kalimin në Malin e Zi. Ai u arrestua në rrugën Shkodër – Hani Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe.

Shqipëria është kthyer në rrugë kalimi për emigrantët sirianë drejt vendeve të BE-së. Pavarësisht arrestimeve dhe rritjes së masavë të kontrollit të kufijve nga policia e BE-së sërish trafiku i emigrantëve nuk ndalon.

Exit News ka publikuar më parë një intervistë të një personi që ndihmonte të transportimin e emigrantëve nga Shqipëria drejt vendeve evropiane.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>