
Policia e Durrësit ka arrestuar të martën një 31 vjeçar dhe ka sekuestruar 840 doza heroine. Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike që përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike.
I arrestuari është E. I., 31 vjeç, banues në Durrës.
Të gjitha materialet janë dërguar pranë Prokurorisë së Durrësit.