
Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas njoftimit, personi i arrestuar është P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.
Ai është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.
Policia njofton se “Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”