Policia arrestoi një 40 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime seksuale me të mitur. Sipas njoftimit të policisë është arrestuar për tu esktraduar në Itali.
E.D., banues në Vlorë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime seksuale me të mitur” dhe “Kërcënim” parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit për këto vepra është 14 vjet burgim.