Policia arrestoi të premten një 40 vjeçar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se është arrestuar Rigert Sinani, pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, në Laprakë dhe në disa zona të tjera të Tiranës.
Gjatë kontrollit, këttij personi ju gjendën 63 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe katër aparate celular, të cilët janë sekuestruan në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin.