Policia ka arrestuar një 40-vjeçar i cili është kapur duke transportuar 68 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.
I arrestuari është ndaluar në rrugën Pogradec – Qafë Thanë duke drejtuar një kamion brenda të cilit ndodheshin 68 emigrantë nga vende të Lindjes së Mesme.
Ata po transportoheshin nga kufiri drejt Tiranës kundrejt shpërblimit prej 150 euro secili.
Shqipëria është një nga pikat kryesore të kalimit të emigrantëve të paligjshëm nga vende të Lindjes së Mesme drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në muajt korrik dhe gusht policia janë kapur raste të trafikimit të mbi 50 personave me furgonë drejt Tiranës.
Rreth 12 mijë emigrantë të paligjshëm u kapën në Shqipëri vitin 2020 ndërsa 11,5 milionë euro përllogariten të jenë fituan nga trafikantë gjatë kësaj periudhe kohore.
Kthimi i Shqipërisë në vend kryesor tranzit drejt vendeve të BE-së ndodhi pas vitit 2017, kur Hungaria dhe Maqedonia e Veriut rritën kontrollin e kufijve. Pikat kryesore hyrëse në Shqipëri janë Kakavia, Kapshtica dhe Qafë Bota.
Shqipëria për ta shërben si vend tranzit. Pasi hyjnë në Shqipëri emigrantët shkojnë në Tiranë dhe prej aty në Hanin e Hotit në kufi me Malin e Zi ose në Morinë në kufi me Kosovën. Një tjetër rrugë është përmes detit ku emigrantët udhëtojnë nga Durrësi dhe Vlora ilegalisht për në Itali.