
Policia e Krujës arrestoi një 41-vjeçar dhe shpalli në kërkim një tjetër për kultivim të bimëve të kanabisit, në fshatin Borizanë të Krujës.
Personat e akuzuar nga policia për kultivim kanabisi janë:
P. D., 41 vjeç, banues në Borizanë, Krujë.
S. D., 58 vjeç dhe u procedua penalisht bashkëshortja e tij, shtetasja G. D., 56 vjeçe, banues në fshatin Borizanë Krujë.
M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin F. C., 37 vjeç, me detyrë nënkryetar i bashkisë Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.