
Policia arrestoi një 42 vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge. Sipas njoftimit i arrestuari është Shaqo Kalaj, 42 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.
Ai është dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” nga gjykata e Bolonjës.
Arrestimi i tij u bë i mundur nga bashkëpunimi i specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë me Interpol Tirana.