
Një 67-vjeçar u arrestua pasi u përpoq të fuste heroinë dhe marjuanë në burgun e Durrësit.
Policia e Durrësit njoftoi të enjten se personi M.N kishte fshehur në pakon e ushqimeve të një të njohurit të tij, të ndodhur në paraburgim, 4 dozat e drogës.
Personi i cili dërgoi pakon e ushqimeve në burg deklaroi se nuk kishte dijeni për dozat e drogës.