
Një ekonomikst pranë një qendre shëndetësore në Elbasan është arrestuar mëngjesin e së martës.
Sipas njoftimit, i arrestuari është E.P., i cili ka falsifikuar listën e prezencës së punonjësve duke marrë një vlerë prej 30 milionë lekësh pranë qendrës shëndetësore nr. 3 në qytetin e Elbasanit.
Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
Ai u arrestua pas një hetimi disa mujor nga policia e Elbasanit.