
Policia e Elbasanit arrestoi të enjten një 46 vjeçar të shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.
Sipas njoftimit, policia bën me dije se i arrestuari është Eduart (Artan) Haxhi.
Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit Torino, Itali, në datën 04.03.2008 me 10 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Haxhi do të ekstradohet në Itali.