
Policia arrestoi të shtunën një 50 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Sipas njoftimit, personi me iniciale M.R ishte person me rrezikshmëri të lartë në Egjipt. Më datë 06.11.2019, në Giza / Egjipt, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjiptian M. A., më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
ZQK INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me INTERPOL Kajron do të vijojë procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit.