
Policia e Peqinit arrestoi të martën një 34 vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është P. H., 34 vjeç, banues në Peqin.
Ndaj tij nga Gjykata e Brescias, Itali, në datën 26.02.2020, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”
Ky arrestim u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe 34 vjeçari pritet të esktradohet në Itali.