
Policia e Durrësit arrestoi të mërkurën një 41 vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge.
Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është Adrian Kacmoli, i cili pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin e tij.
Ai është dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg nga Gjykata e Venecias/Itali për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.