
Policia e Qafë Thanës arrestoi të enjten një 47 vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge.
Përmes një njoftimi, policia bën me dija se i arrestuari është Adnand Doda, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut.
Ndaj tij është cakuar nga nga Gjykata e Torinos, Itali masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.
Doda do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin e tij.