Arrestohet një person i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar

Nga Exit News
Arrestohet një person i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar

Policia e Lezhës arrestoi të mërkurën një 46 vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar Ermir Lekstakaj, 46 vjeç, banues në fshatin Balldre, Lezhë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences/ Itali e ka dënuar me 11 vite e 7 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në grup kriminal “, “Plagosja”, “Rrëmbim personi” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë ” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>