Policia e Fierit arrestoi të enjten një 30 vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje.
Përmes një njoftimi, policia bën me dija se i arrestuari është Izmir Krasniqi, 30 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier.
Ai është dënuar nga Gjykata e Torinos/ Itali me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Krasniqi do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin e tij.