
Policia e Durrësit arrestoi të hënën një person pasi i gjeti disa doza droge. Sipas njoftimi zyrtar është arrestuar R. D., 46 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit në mjetin tip “Citroen” që drejtohej nga i arrestuari, kanë gjetur dhe sekuestruar disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.