
Policia ka arrestuar mëngjesin e së mërkurës një 37 vjeçar për mbajtje të municioneve luftarake.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është M. T., 37 vjeç. Ndërkohë është shpallur në kërkim J. T..
Arrestimi i 37 vjeçarit u bë në fshatin Dhrovjan, ku ju gjetën dhe sekuestruan në 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht:
1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.