Policia e Lezhës arrestoi të premten një 23 vjeçar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimi të policisë, është arrestuar K. Gj., banues në Lezhë. Gjatë kontrollit, 23 vjeçarit ju gjetën 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga aktivitet kriminal.
Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.