
Policia e Lezhës arrestoi një 56 vjeçar, i akuzuar për falsifikim dokumentash. Sipas njoftimit të policisë është arrestuar A. Gj., banues në Ishull Lezhë.
Ai dyshohet se e gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.