
Policia e Gjirokastrës arrestoi një person për transport të paligjshëm të 7 emigrantëve nga Lindja e Mesme, të shtunën.
Shtetasi S.I., 21 vjeç u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.
Çështja i kaloi Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme hetimore.