
Një 30-vjeçar u arrestua të martën nga policia e Korçës për kalim të paligjshëm të 5 emigrantëve. Personi po transportonte 5 emigrantë sirianë me automjetin BMW X5″, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 500 euro, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Ai u arrestua në afërsi të fshatit Guri i Kuq, Pogradec.
Shqipëria është kthyer në rrugë kalimi për emigrantët sirianë drejt vendeve të BE-së. Pavarësisht arrestimeve dhe rritjes së masavë të kontrollit të kufijve nga policia e BE-së sërish trafiku i emigrantëve nuk ndalon.
Exit News ka publikuar më parë një intervistë të një personi që ndihmonte të transportimin e emigrantëve nga Shqipëria drejt vendeve evropiane.