
Policia arrestoi mëngjesin e së enjtes një person për trafikim të minave me telekomandë.
Sipas njoftimit të policisë është arrestuar 48-vjeçari Artur Kazanxhi, banues në Durrës në një lokal në fshatin Bradashesh, Elbasan. Atij iu gjetën 2 mina me telekomandë, të cilat do t’i shiste.
Policia po vijon hetimin për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.