
Policia ka arrestuar një oficer policie për përdhunimin e një të miture. Sipas të dhënave, i arrestuari është Kol Kola, 62 vjeç.
Ai ka marrë një 13 vjeçare në banesën e tij dhe ka abuzuar me të. Ish oficeri dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale, por këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila është larguar me forcë nga banesa.