Policia ka arrestuar të hënën organizatorin e protestës në Mirditë dhe 3 persona të tjerë pjesmarrës në të.
Sipas njoftimit të policisë është arrestuar Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë, organizatori i protestës së paligjshme; E. B., 22 vjeç, E. B., 21 vjeç dhe Ç. G.,22 vjeç, banues në Kosovë.
Ata akuzohen për tubim të paligjshëm. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat dhe 30 persona të tjerë pjesmarrës.
Qytetarët e kësaj zone prej disa javësh po protestojnë kundër ndërtimit të HEC-eve, në Thirrë të Mirditës.
Më 6 prill, prokuroria nisi hetimin për ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë.
Banorët u shprehën se kompania ka fallsifikuar nënshkrimet e tyre, dhe se ky ndërtim lë pa ujë fshatrat Thirrë dhe Fag.