Një polic 24 vjeçar, i komisariatit Nr.4 në Tiranë, është arrestuar të mërkurën, pasi dyshohet se ka tentuar të transportojë në mënyrë ilegale dy emigrantë të paligjshëm.
Në njoftimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, polici ishte kapur në makinë me dy emigrantë sirianë, të cilët po i transportonte nga Bilishti drejt Tiranës. Në këmbim të transportit ai do t’i merrte sirianëve 70 euro. Polici është ndaluar nga policia e Pogradecit, të cilët pas kontrollit kanë shoqëruar policin.
Shqipëria prej disa kohësh është kthyer si vend tranzit për kalimin e emigrantëve sirianë, marokenë, palestinezë, për në vendet e BE-së.
Çdo ditë policia arreston shqiptarë që i premtojnë transportit dhe kalimin e kufirit emigrantëve të paligjshëm. Por kjo është hera e parë që një polic arrestohet duke transportuar emigratët e paligjshëm.