Dy persona të tjerë janë diagnostifikuan me koronavirus, ku njëri është i lidhur me rastin e së hënës dhe i dyti është një i moshuar nga Lushnja.
Njëri prej rasteve pozitive është i lidhur me pacientin zero, ndërsa tjetri është një rast i ri në Lushnje.
Lajmin e bëri të ditur zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila tha:
“Në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja, nga të cilat kanë rezultuar dy raste positive me COVID-19.
Njëri prej tyre është i lidhur me RASTIN 1 të identifikuar me koronavirusin e ri ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje (78 vjecar) me histori udhetimi me Italinë.
Të dy rastet e reja në vetëizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore.”
Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë.
Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:
– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)
– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)
– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)
– Masat e marra nga qeveria shqiptare deri tani (kliko këtu)