
Arsimi i lartë publik në Kosovë do të jetë falas. Lëvizja Vetëvendosje njoftoi të premten përmes një postimi në Facebook se ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci i ka siguruar studentët se tarifat për nivelin Bachelor dhe Master janë hequr, për vitin shkollor 2021-2022.
“Arsimi është një e drejtë për të cilën nuk duhet të paguaj askush, andaj, filluar nga ky vit akademik 2021/2022, në përputhje me Programin Qeverisës të Qeverisë Kurti II, studentët do të lirohen nga tarifat në Universitetin Publik”, shkruhet ne njoftimin e LVV.
LVV njoftoi se qeveria po punon për të hequr edhe tarifat e doktoraturës.