Artan Gaçe nuk do të kandidojë më për deputet

Artan Gaçe nuk do të kandidojë më për deputet

Deputeti socialist Artan Gaçe nuk do të kandidojë më për deputet. Zoti Gaçe, që aktualisht po hetohet nga Prokuroria për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, përmes një letre publike, njoftoi qytetarët për vendimin e tij:

Me këto falenderime po i paraprij vendimit për të moskandiduar një mandat të tretë si deputet me garancinë se mirënjohja dhe kontributi im për vendin dhe Partinë Socialiste nuk mbyllet me këtë vendim.

Zoti Gaçe falënderoi personalisht Kryeministrin dhe Kryetarin e PS-së Edi Rama për mundësinë për të qenë deputet përgjatë dy legjislaturave:

Për këtë mundësi, dua të falënderoj të parin kryetarin e PS, mikun tim Edi Rama, i cili ishte i pari që besoi tek unë dhe shumë të tjerë si unë, duke thyer shumë tabu, përfshirë atë të mospërfaqësimit të sipërmarrjes në PS e në Parlament.

Artan Gaçe, i zgjedhur deputet për herë të parë në vitin 2009, do të mbahet mend për pranimin e faktit se Partia Socialiste në fushatën zgjedhore të vitit 2013 përdori “të fortët e zonave” për të ardhur në pushtet.

Sipas Zotit Gaçe, PS i duheshin “njerëz influentë në komunitetet e tyre, që i rezistonin presionit dhe kërcënimve të banditëve, në mënyrë që të ruanin votat e PS-së.”

29 prilli është afati i fundit për partitë që janë regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, për të dorëzuar listat e kandidatëve për çdo qark.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>