Me 54% të votave nga pedagogë dhe mësues, Artan Hoxha është zgjedhur rektori i ri i Universitetit të Tiranës.
Në zgjedhjet e zhvilluara më 30 korrik, Hoxha kandidonte përballë Mimoza Hafizit dhe Kozeta Sovranit.
Në përfundim të votimeve rezultatet treguan:
- 348 vota për Artan Hoxhën
- 176 vota për mimoza Hafizin
- 122 vota për Kozeta Sevranin
Hoxha ka shërbyer si dekan i fakultetit të Drejtësisë nga viti 2016.