Aleanca për Mbrotjen e Teatrit do të zhvillojë nesër më 17 dhjetor, në orën 17:00, ekspozitën “EUnderground”, tek Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Ekspozita synon të sjellë në vëmendje të qytetarëve një pjesë të fshehtë dhe ende pak të njohur të trashëgimisë kulturore të ish vendeve komuniste gjatë viteve 1948-89’: artin dhe artistët e atyre viteve, të cilët u censuruan nga diktatura komuniste.
Gjatë ekspozitës do të shfaqen postera, foto, video e instalacione të ndryshme të krijuara gjatë viteve të komunizmit nga artistë të censurat të vendeve të bllokut lindor.
Kjo ekspozitë zhvillohet në kuadër të mbrojtes së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, por vjen dhe në një moment kur qeveria kërkon të miratojë një paketë ligjore që censuron lirinë e medias.
Më shumë për ekspozitën mund të mësoni këtu.