Vizita e Ramës në Greqi, jo si drejtuesi i OSBE-së

Nga Exit News
Vizita e Ramës në Greqi, jo si drejtuesi i OSBE-së

Kryeministri Edi Rama, pavarësisht lajmeve të publikuara, ende nuk e ka konfirmuar pjesmarrjen e tij në takimin e përvitshëm të organizuar nga qeveria greke me qeveritë e rajonit dhe të BE-së.

Takimi, me qëllim diskutimin e ndikimit të koronavirusit në ekonomi, emigracionin, dhe tensionet gjeopolitike në rajon, do të mbahet më 16 dhe 17 shtator 2020, në Grand Resort Lagonis, në Athinë.

Sipas faqes zyrtare, Rama nuk është ftuar në cilësinë e kreut të OSBE-së, siç kanë shkruar shumë media të tjera. Ai është ftuar si kryeministri i Shqipërisë, bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Në axhendën e takimit është parashikuar të flasë kryeministri grek Micotaqis për zhvillimin e ekonomisë, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev për integrimin në BE.

Ky takim organizohet çdo vit nga qeveria greke, ku marrin pjesë ministrat grekë dhe ekspertë të ekonomisë. Në takimin e vitit të kaluar, sipas faqes zyrtare, kryeministri Rama nuk ka qenë i pranishëm.

Pjesëmarrësit e tjerë në konferencë janë ish-kryeministra, ish- Ndihmës Sekretari i Shtetit Wess Mitchell dhe ekspertë të ekonomisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>