AstraZeneca përgënjeshtron anullimin e takimit me zyrtarët e BE-së

Nga Exit News
AstraZeneca përgënjeshtron anullimin e takimit me zyrtarët e BE-së

Kompania AstraZeneca deklaroi se do të takohet këtë të mërkurë me zyrtarë të lartë të BE-së. Në një deklaratë për mediat, një zëdhënës i kompanisë pohoi se takimi do të zhvillohet më vonë.

Ai shtoi se në takim do të marrë pjesë drejtori për Europën dhe Kanadanë i kompanisë.

Më herët, disa zyrtarë të Komisionit Europian pohuan se AstraZeneca kishte refuzuar të takohej me zyrtarët e BE-së.

Kompania do të përgjigjej me shkrim ndaj Komisioneres për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, në lidhje me prodhimin e vaksinave.

Pak ditë më parë, kompania AstraZeneca lajmëroi se do të kishte vonesa në shpërndarjen e vaksinës së saj në vendet e BE-së, për shkak të disa vonesave në prodhim.

Kjo ka shkaktuar revoltë nga drejtuesit e shteteve pasi edhe kompania tjetër Pfizer ka ngadalësuar procesin e shpërndërjes së vaksinave anti-Covid, duke shkaktuar paqartësi në planet e vendeve për të vaksinuar popullsinë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>