
Austria po planifikon të vendosë mbylljen e plotë të vendit që prej të martës, shkruan Reuters bazuar në një dokument të qeverisë.
Aktualisht Austria ka vendosur mbylljen e vendit nga ora 20:00 deri në 06:00.
Shkollat e nivelit të dytë kanë kaluar online, ndërsa shkollat fillore janë të hapura.
Kancelari Sebastian Kurz pritet të mbajë një konferencë për shtyp për të lajmëruar masat e reja, të shtunën paradite.