Austria rregulla të reja për fluturimet nga Shqipëria e vendet e tjera me rrezik të lartë

Nga Exit News
Austria rregulla të reja për fluturimet nga Shqipëria e vendet e tjera me rrezik të lartë

Shqiptarët dhe qytetarët e tjerë të vendeve ‘me rrezik të lartë’ që duan të hyjnë në Austri duhet të kenë me vete një test të 72 orëve të fundit, që vërteton se nuk e janë të prekur nga Covid-19.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vjenës lajmëroi se ky rregull i ri hyri në fuqi pasi Austria hoqi kufizimet për ndalimin e fluturimeve nga 18 vende me rrezik të lartë në 1 gusht.

Kujtojmë se në 16 korrik, Austria vendosi të ndalojë fluturimet nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bjellorusia, Bullgaria, Egjipti, Kina, Kosova, Irani, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Portugalia, Rusia, Rumania, Suedia, Serbia, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina.

Tani me rregullin e ri, të gjithë qytetarët e këtyre vendeve mund të shkojnë në Austri nëse kanë me vetë një test Covid-19.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>