Autoriteti i Konkurrencës hetime për shumëfishimin e çmimeve të maskave e dezinfektantëve

Nga Exit News
Autoriteti i Konkurrencës hetime për shumëfishimin e çmimeve të maskave e dezinfektantëve

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet për rritjen e çmimeve të maskave, alkoolit dhe dezinfektantëve në farmacitë e vendit.

Reagimi i AK-së vjen pas denoncimeve të shumta të qytetarëve në media dhe rrjete sociale për shumëfishimin e çmimeve të këtyre produkteve nëpër farmaci që prej datës 20 shkurt, kur në Itali u rrit ndjeshëm numri i personave të prekur me koronavirus dhe qytetarët shqiptarë nisën marrjen e masave mbrojtëse.

njoftimin për shtyp, AK lajëmron se ka pas një vëzhgimi në terren vihet re se në treg ka mungesa të këtyre materialeve dhe rritje të pajustifikueshme e çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve, si në depo farmaceutike dhe në farmaci.

Për këtë arsye, AK do të shtrijë hetimin e saj nga 1 janari 2020 deri më 31 maj 2020.

Sot është e vështirë që në farmaci të gjesh maska apo dezinfektantë, por në ditët e fundit të shkurtit një maskë e thjeshtë me çmim 50-100 lekë, shitej me një çmim prej 1000 lekësh. Ndërsa një dezinfektues duarsh, në sasi të vogël, që normalisht kushton 100 lekë, shitej për 600 lekë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>