Avdullah Hoti: Asnjë diskutim tjetër përveç njohjes reciproke me Serbinë

Nga Exit News
Avdullah Hoti: Asnjë diskutim tjetër përveç njohjes reciproke me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se nuk do të diskutohet asgjë me Serbinë përveç se njohja reciproke.

Në një komunikim me gazetarët, para takimit në Uashington me Serbinë, Hoti u shpreh se prirjet për dialogun duken pozitive.

Sot filluam me shumë pozitivitet takimin në Shtëpinë e Bardhë, diskutuam projektet e zhvillimit ekonomik mes të dyja vendeve. Pritjet i kemi jashtëzakonisht pozitive. Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç se për njohje reciproke. Unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve me Serbinë dhe që është vetë njohja reciproke”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç  do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, sot.

Në takim do të jenë edhe këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>