Parlamenti i Kosovës votoi me 61 vota pro dhe 24 kundër dhe 1 abstenim qeverinë e re nga LDK, të udhëhequr nga Avdullah Hotit.
Votimi vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re
Sot parlamenti zhvilloi seancë të jashtëzakonshme, për miratimin e qeverisë së re. Megjithatë kjo seancë nuk ka kaluar pa përplasje.
Kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani nga LDK dhe zëvendës kryetarja e saj nga LVV Arbërie Nagavci refuzuan të drejtonin seancën. Zëvendës kryetari nga LDK, Kujtim Shala drejtoi seancën.
Ndërkohë partia më e madhe në Kosovë, LVV bojkotoi seancën.
Jashtë sallës së parlamentit, qindar qytetarë kosovarë protesuan kundër qeverisë së re dhe kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve të reja.
Qeveria e Hotit pritet të heqë masat e reciprocitetit me Serbinë, në mënyrë që të ulen në dialog. BE dhe SHBA do të ndërmjetësojnë dialogun për arritjen e një marrëveshjeje mes vendeve.