Azerbajxhani pushton qytetin e 2-të më të madh të Nago-Karabakut

Nga Exit News
Azerbajxhani pushton qytetin e 2-të më të madh të Nago-Karabakut

Azerbajxhani pushtoi qytetin e Shushës, qyteti i dytë më i madh në rajonin e Nago-Karabakut, por zyrtarët armenë e mohuan, raportoi Reuters.

Shusha, të cilën armenët e quajnë Shushi ka rëndësi kulturore dhe strategjike për të dy palët dhe ndodhet 15 km në jug të qytetit më të madh të rajonit.

Të paktën 1000 njerëz kanë vdekur në gati gjashtë javë luftimesh në Nago-Karabakut, një rajon malor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por e populluar dhe e kontrolluar nga Armenët etnikë.

“(Kjo ditë) është një ditë e shkëlqyer në historinë e Azerbajxhanit,” tha Aliyev, duke njoftuar se ushtria kishte pushtuar Shushan.

Në Baku, Azerbajxhanët e festuan fitoren, duke tundur flamuj dhe duke brohoritur, ndërsa i binin borive të makinës.

Zyrtarët nga rajoni i Nago-Karabakut dhe Ministria e Mbrojtjes së Armenisë e mohuan deklaratën e Aliyev.

“Shushi mbetet një ëndërr e paarritshme për Azerbajxhanin. Pavarësisht shkatërrimit të madh, qyteti i kalasë i reziston goditjeve të armikut, ”tha Shërbimi i Shpëtimit i Nagas-Karabakut.

Ministria e mbrojtjes e Armenisë tha se luftimet për vendin strategjik vazhdojnë, ndërsa Ushtria e Mbrojtjes e Nago-Karabakut tha se ata kishin zmbrapsur përpjekjet e shumta nga pala azere për të përparuar në qytet.

I inkurajuar nga mbështetja turke, Azerbajxhani ka epërsinë në luftimet më të përgjakshme në më shumë se 25 vjet. Në pak më shumë se një muaj, ai ka rimarrë pjesën më të madhe të tokave përreth Karabagut, të cilat i humbi në një luftë të mëparshme mbi territorin në vitet 1990.

Qyteti mund të shërbejë si një vend qendrim kyç  për pushtimin e qytetit më të madh të rajonit, Stepanakert.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>